Avokati i Popullit, Kuvendi shpall vendin vakant
Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur vendin vakant në pozicionin e Avokatit të Popullit. Kuvendi ka shpallur edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.
Njoftimi i Kuvendit
Bazuar në Vendimin nr 3 datë 28.12.2016, të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, Ftohet çdo shtetas shqiptar, i cili plotëson kushtet e parashikuara në nenin 3, të ligjit nr.8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar, të paraqesë kandidaturën për Avokat të Popullit të Republikës së Shqipërisë:
Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit
Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte:
a): të jetë shtetas shqiptar.
b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;
c): të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale;
ç): të mos jetë dënuar penalisht
d): të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet zyrtarisht pranë Sekretarisë së Kuvendit të Shqipërisë. Dokumentet duhet të përmbajnë:
Kërkesë për shprehje interesi për të kandiduar për vendin vakant të shpallur
CV-në, nr kontakti tel/email/
Fotokopje e kartës së identitetit
Librezë pune e noterizuar
Diplomë që provon se ka mbaruar arsimin e lartë universitar / studime pas universitare/ të noterizuara
Vërtetim të gjendjes gjyqësore që nuk ka qenë i dënuar penalisht.
Plotësim dhe nënshkrimi i formularit vetëdeklarimi, sipas përcaktimeve të ligjit nr 138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike”.
Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të Kuvendit të Shqipërisë.
– Kandidati duhet të ketë në vëmendje edhe përcaktimet 10, të ligjit nr.8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar. Për këtë kandidati duhet të depozitojë një deklaratë në momentin e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar: Deklaratë për mosqënien anëtar i partive/organizatave politike
– Kandidati duhet të ketë në vëmendje përcaktimet në nenin 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar. Për këtë kandidati duhet të depozitojë një deklaratë në momentin e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar:
Deklaratë se nuk është në konflikt interesi me përcaktimet ligjore të nenit 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar.
Bashkëlidhur kërkesave për dokumentacion; Vendimi nr 3, datë 28.12.2016, i “Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, si dhe modelet e dy deklaratave që duhen të firmosen nga kandidatët datën e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar.
Dokumentet dhe afati i paraqitjes së tyre bëhet brenda 20 ditëve nga shpallja e këtij njoftimi.
Publikuar më datë, 30 Dhjetor 2016
DEKLARATË
Mbi mos qënien anëtarë i partive politike ose organizatave politike
Unë i/e nënshkruari/a _______________________________, me cilësinë e kandidatit për Avokat të Popullit, deklaroj nën përgjegjësinë time personale se:
Jam në dijeni të kërkesave dhe ndalimeve të përcaktuara në nenin 10, të ligjit nr.8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar.
Në përputhje me to deklaroj nën përgjegjësine time ligjore, se nuk kam asnjë pengesë ligjore për t’u zgjedhur Avokat Populli, pasi nuk jam antëtarë i asnjë subjekti politik, parti/organizatë politike.
Data e dorëzimit të deklaratës ________________
Emri, Mbiemri, Nënshkrimi
____________________________
DEKLARATË
Mbi konfliktin e interesave
Unë i/e nënshkruar i/a _______________________________, me cilësinë e kandidatit për Avokat të Popullit, deklaroj nën përgjegjësinë time personale se:
Jam në dijeni të kërkesave dhe ndalimeve të përcaktuara në nenin 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar.
Në përputhje me ta deklaroj se nuk kam asnjë pengesë ligjore për tu zgjedhur Avokat Populli
Data e dorëzimit të deklaratës ________________
Emri, Mbiemri, Nënshkrimi
____________________________

KOHA JONË SONDAZH

