Avokat Redon Meksi: Porti i Durrësit duhet të mbrohet me sfurka, me molotov e me çdo llojë gjëje!

Avokati Redon Meksi, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv komentoi aferën korruptive të Portit të Durrësit.

Meksi tha se është koha për revoltë dhe të mbrohet Porti i Durrësit me çdo mënyrë, me sfurka e molotovë.

Redon Meksi deklaroi se qytetarët duhet të mbrojnë portin e tyre strategjik ndërsa shtoi se qeveria po ja fal vetes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk jam për protesta në këtë rast, por për revoltë. Nëse preket një metër katror e atij porti, them që si qytetarë duhet të jemi aty për ta mbrojtur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të mbrojmë pronën tonë dhe të vetmin port strategjik që na bën diferencën nga vendet e Ballkanit. Këtë po ja falin dikujt, ose vetes së vet me çfarë po shohim.

Duhet të mbrohet me sfurka, me molotov e me çdo llojë gjëje. E kanë bërë Shqipërinë më keq se çdo pushtues.”-tha Redon Meksi në emisionin ‘Task Force’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?