Azilkërkuesit, deputetët i kërkojnë llogari ministrit Bushati

 

Është zhvilluar paraditen e kësaj të hëne mbledhja e radhës e komisionit parlamentar për Punët e Jashtme, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Sikurse në mbledhjet e mëparshme, edhe këtë herë nuk kanë munguar debatet e akuzat në lidhje me çështjen e azilkërkuesve, të ngritura nga deputetët e opozitës, por edhe ata të partive në pushtet. 

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi më shumë se 100 mijë azilkërkues. Ky vend po rrokulliset. Ministri i Jashtëm është i paaftë”, ka deklaruar deputeti i PD, Aldo Bumçi. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa deputeti i PS-së, Ben Blushi ka vlerësuar se gjendja ekonomike është bërë shkaku kryesor i largimit të shqiptarëve. 

“Rritja e borxhit është alarmante. E kemi gjetur nën 70 për qind, aktualisht ka shkuar mbi 73 për qind. Kush është balancimi rajonal i fondeve?”, është shprehur Blushi. 

Duke iu drejtuar ministrit Bushati, Blushi ka hedhur kritika për mungesën e një numri të saktë të azilkërkuesve.

“Duhet të ishit ministra lider për regjistrimin e emigrantëve”, ka thënë Blushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?