Bahri Shaqiri denoncon shit-blerjen e votave në Ishëm: Kadri Gjyli të bëhet gati për t’u përballur me ligjin pas 25 prillit
Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Durrësit, Bahri Shaqiri, i bën thirrje kryetarit socialist të Njësisë Administrative Ishëm, Kadri Gjyli, që të heqë dorë nga mbledhja e kartave të identitetit për banorët, me qëllim për t’i penguara ata të marrin pjesë në votimet e 25 prillit.
Në një mesazh publik, Shaqiri i kujton Kadri Gjylit të Ishmit, se ccdo shkelje e tij ligjore për blerje votash dhe intimidim të votuesve është e faktuar tashmë, duke i kujtuar se pas 25 prillit e pret vetëm përballja me drejtësinë.
“Mesazh i drejtpërdrejtë për Kryetarin e njësisë administrative Ishëm, Kadri Gjyli.
E kuptoj që po mbledh karta identiteti për të penguar banorët të votojnë.
E kuptoj që ata të cilët nuk votojnë “Rilindjen” i keni lënë në çadra.
E kuptoj që po i blen votat përmes ndihmave sociale e shumë formave të tjera.
E kuptoj që po i blen votat me Lekë por tani ke filluar edhe me Euro.
Çdo gjë e faktuar Kadri.
Shumë shpejt do përballesh me SPAK”, deklaron Bahri Shaqiri, kandidat për deputet i LSI-së në Qarkun e Durrësit.