Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bajram Begaj pritet nga homologu Mattarella! Presidenti: Të mbyllet marrëveshja për sigurimet shoqërore me Italinë

Politikë E premte, 26 Maj 2023 16:57
Bajram Begaj pritet nga homologu Mattarella! Presidenti: Të mbyllet marrëveshja për sigurimet shoqërore me Italinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Bajram Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë Armanda Begaj, filloi sot një vizitë zyrtare dy ditore në Itali ku u prit me nderimet e veçanta nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella. Kjo është vizita e parë e Presidentit Begaj në një prej vendet e Evropës Perëndimore, por edhe një konfirmim i një dialogu shumë të mirë politik e në nivelet më të larta midis dy vendeve. Pas ceremonive të rastit, Presidenti Begaj dhe Presidenti Mattarella, zhvilluan një bisedë kokë më kokë e më pas kryesuan delegacionet zyrtare në një takim të zgjeruar.

Gjatë takimit të zgjeruar midis dy delegacioneve, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore midis dy vendeve, solidaritetin dhe gjendjen pranë njëri-tjetrit në momentet më të vështira e delikate, në pjesën më të madhe të historisë së dy popujve. Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për vullnetin e palës italiane për të përmbyllur procedurat e marrëveshjes për sigurimet shoqërore dhe shprehu besimin se kjo marrëveshje do të bëhet shumë shpejt efektive, për të ndihmuar si shqiptarët ashtu edhe italianët që jetojnë e punojnë respektivisht në të dy vendet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 20 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Presidenti Begaj shprehu ngushëllimet për jetët e humbura dhe keqardhje për dëmet e mëdha të përmbytjeve gjatë ditëve të fundit në rajonin e Emilia Romagna-s, si dhe e siguroi Presidentin Mattarella për solidaritetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve me popullin italian në këto momente. Në mënyrë të veçantë, Kreu i Shtetit vlerësoi rolin dhe mbështetjen e Italisë pas ndryshimeve demokratike mbi tri dekada më parë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke shprehur mirënjohje për mbështetjen shumëdimensionale ekonomiko-sociale përmes programeve të zhvillimit e ndihmës, si dhe pritjen e afro gjysmë milioni emigrantësh shqiptarë në Itali, Presidenti Begaj nënvizoi se këto ngjarje i kanë bërë edhe më të forta marrëdhëniet ndërnjerëzore e ndërshtetërore midis dy vendeve. Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet shumë të mira ekonomike e tregtare, dhe duke iu referuar Italisë si partneri kryesor e i privilegjuar tregtar dhe si një prej donatorëve kryesorë për Shqipërinë, nënvizoi se mundësitë janë edhe më të mëdha në këtë drejtim.

Prania në rritje e sipërmarrësve italianë në Shqipëri dhe interesi për investime në sektorët strategjikë apo në projekte madhore rajonale si Gazsjellësi TAP e Korridori 8-të, janë dëshmia më e mirë në këtë drejtim, por që duhen promovuar edhe më shumë. Një mirënjohje të veçantë, Presidenti Begaj e shprehu për mbështetjen e vyer që Italia i ka dhënë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë gjatë gjithë rrugëtimit të këtij procesi.

Duke u ndalur te roli e te kontributi i arbëreshëve dhe i komunitetit të ri shqiptar në Itali, Kreu i Shtetit vlerësoi se falë mbështetjes e solidaritetit shtetëror, si dhe falë mikpritjes italiane ata janë më së miri të integruar në jetën sociale, ekonomike, por edhe politike italiane, duke mos u ndjerë kurrë të kërcënuar për t’u asimiluar. Të dy Presidentët ranë dakord të mbështesin iniciativat e përbashkëta shtetërore në ruajtjen dhe në promovimin e këtyre vlerave të përbashkëta, të cilat qëndrojnë në themel të miqësisë së sprovuar midis dy popujve.

Një nga këto iniciativa, si ajo e fondit të trashëgimisë arbëreshe “Moti i Madh”, është e lidhur me përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen dhe promovimin në UNESCO të gjuhës dhe traditave arbëreshe. Një vëmendje të veçantë të dy Presidentët u kushtuan edhe zhvillimeve më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndikimit në këtë rajon të pasojave të agresionit ushtarak rus në Ukrainë, si dhe shtimit të aktiviteteve të aktorëve të tretë dashakeqës me synim destabilizimin e rajonit.

Në kuadër të zhvillimeve rajonale, Presidenti Begaj vlerësoi rolin e Italisë për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Ballkanit Perëndimor, si dhe shprehu mirënjohje për konsiderimin e këtij rajoni si një prioritet dhe për mbështetjen shumë domethënëse të procesit të zgjerimit në kuadër të Bashkimit Evropian, por edhe si një aktor aktiv në kuadër të Procesit të Berlinit. Me rëndësi, Presidenti Begaj nënvizoi mbështetjen që Italia i ka dhënë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera rajonale, gjithashtu dhe dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve. Në fund të takimit, të dy Presidentët ranë dakord të vijojnë inkurajimin dhe mbështetjen për institucionet e të të dy vendeve në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit e të miqësisë.

Foto nga pritja









Etiketat e lidhura

Bajram BegajSergio Mattarella
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 20 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 24 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.