Bakojanis denoncon takimin Rama-Tispras

 

Ish-ministrja e jashtme, Dora Bakojanis ka denoincuar në parlamentin grek takimin mes kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe homologut të tij shqiptar Edi Rama. Duke iu drejtuar personalisht kryeministrit Tsipras, deputetja e Demokracisë së Re, e cila hodhi firmën mbi marrëveshjen detare kur ishte minister e jashtme  e pyeti mbi përmbajtjen e takimit me me kryeministrin shqiptar që u zhvillua në Nju Jork javën e kaluar, duke kërkuar të dijë nëse mes dy kryeministrave është diskutuar për kufirin detar dhe marrëveshjen e mbetur pezull mes dy vendeve.

“Çfarë diskutuat, përveç eksperiencave të basketbollit siç pamë ekranet televizive… Marrëveshja për zonat ekskluzive ekonomike me Shqipërinë, a u shtrua në tryezën e bisedimeve? Dhe nëse po, cili ishte rezultati?”, tha Bakojanis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, Tsipras, në një ndërhyrje për politikën e jashtme, nuk iu përgjigj deputetes së opozitës, por deklaroi se qeveria ka një plan ambicioz për fuqizimin e rolit të vendit në rajon. Në sancën e se enjtes qeveria e kryesuar nga Aleksis Tsipras ka marrë votëbesimin nga 155 deputetët e maxhorancës qeveritare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në votimin që zgjati deri në orët e para të së enjtes morën pjesë 299 deputetë dhe 144 prej tyre votuan kundër programit qeveritar të prezantuar nga Tsipras. Vetë Tsipras, deklaroi optimizmin e tij për daljen e vendit nga kriza gjatë katër viteve të ardhshëm.

“Ky mund të jetë parlamenti dhe 4 vjeçari i daljes nga kriza dhe rimëkëmbjen e ekonomisë, megjithë vështirësitë e mëdha që kemi përpara”, deklaroi kryeministri grek, në mbyllje të debatit parlamentar që zgjati tri ditë.

Tsipras u bëri thirrje partive parlamentare që të bashkohen në atë që ai e cilësoi si “përpjekje kombëtare” për daljen nga kriza. Mirëpo apeli i tij është refuzuar njëzëri nga opozita, që ka përdorur tone mjaft të ashpra në kritikat ndaj programit të qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?