Balla: Fenomeni i personave që qarkullojnë me armë me vete goditet çdo ditë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin e Policisë së Vlorës, ku një 39-vjeçar u arrestua pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka rikujtuar se vijon me intensitet të lartë puna për të dënuar armëmbajtjen pa leje.

Postimi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë. Do të bëjmë gjithçka, me më shumë angazhim sesa më parë, që kjo shkelje e hapur e ligjit dhe burim kryesor i ngjarjeve të rënda kriminale të luftohet nga Policia e Shtetit me vendosmëri, çdo ditë. Përgëzime Policisë së Shtetit📍Vlorë, për rezultatet dhe goditjen sistematike të këtij fenomeni, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?