Balla flet për kandidatët e Berishës: Produktet që vijnë nga non-grata mbeten non-grata
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat u pyet nga gazetarët për votimet që u zhvilluan dje nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së për të zgjedhur kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit.
Ai dha qëndrimin e tij personal, jo si kreu i grupit të PS se; non-gratat ngelen të tilla, bashkë me produktet e tyre.
“Këtu do përgjigjem personalisht dhe jo si kreu i grupit parlamentar të PS. Non-grata ngelet non-grata, dhe produktet që vijnë nga non-grata mbeten non-grata“, tha Balla.