FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla kapet me deputeten e PD: O zot, kush të ka sjellë ty në Parlament

Deputeti Taulant Balla ka debatuar në komisionin për CEZ me deputeten e PD-së, Liljana Elmazi në lidhje me dëshminë e një dëshmitari.

Gjatë debateve, në një moment Balla e ka humbur durimin me deputeten Elmazi dhe i është drejtuar me këto fjalë: “O Zot! Kush të ka sjellë ty në Parlament?!”.

DEBATI

Swiss Digital Desktop Reklama

Elmazi: Dëshmitari e tha qartë që nuk kam patur asnjë lidhje me qeverinë. Ajo që mua më bën përshtypje është se pas nëntorit të 2007-ës, ai ka thënë: Unë nuk kam patur asnjë lidhje me Noelin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Atëhere unë ju pyes juve. Si mund t’i ketë në dorë një person i tretë e-mailet e personave të tjerë: I ka përgjuar apo ia kanë dhënë të tjerë? Të sqareohemi. Unë jam në dijeni se juve ju ka ngarkuar kryeministri i kuvendit që të sillni investime në vend, ku janë këto investime më thoni ju?

Balla: Ky person do të bënte konsulencën e ÇEZ-it në Shqipëri. Hamza Merxhani sot na konfirmoi të dhëna historike. Ju thoni nuk njihet, ne na rezulton se nga banka ka tërhequr 4 mijë euro nga banka.

Nuel Kalaj është një person i rëndësishëm pasi ka email-e pa fund me drejtuesin e ÇEZ për çështje të cilat i ka biseduar më parë me palën shqiptare. Shqetësimi është se si Kalaj, sa herë që shkonin çekët te…(ndërpritet nga Elmazi).

Balla: …Oh Zot! Kush të ka sjellë ty në Parlament?! Ça të të them ty unë?! O Zot si të kanë pru ty këtu?! Po flas për Nuelin mi, jo për Hamzain. Ai ka marrë 300 ky 7 mln.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?