Balla: KE, hapje negociatash pa asnjë kusht Shqipërisë

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, në një prononcim për mediat nga kryesia e kuvendit, u shpreh se pret nga raporti i BE-së hapje të negociatave. Balla, shprehu mirënjohje të thellë ndaj diplomatëve të huaj dhe Bundestagut gjerman për mbështetjen që po i ofrojnë Shqipërisë për integrimin në BE.

Pjesë nga deklarata

Pata kënaqësinë të prisja një mik të Shqipërisë në Bundestagun Gjerman, që është he raportues në bashkimin evropian. Ndava një vlerësim se Shqipëria është në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Javën tjetër Komisioni Evropian duket se do ti sugjeroj hapjen pas asnjë kusht hapjen pa asnjë kushte të Shqipërisë me BE.

Shumë e rëndësishme që ta kuptojmë të gjithë që ditët në vijim dhe javët në vijim janë shumtë rëndësishme. Hapja e negociatave nuk duhet të konsiderohet si një fitore e PS apo qeverisë, por një ditë historike. Nëse humbasim trenin këtë vit duhet të presim dhe dy apo tre vite të tjera. Jam shpresë plot se në parlamentin Gjerman do të na mbështesin.

Kështu që duke u rikthyer në zhvillimet e ditës, është për të ardhur keq se në këto ditë të rëndësishme, që fotografia që tregoi sot në Kuvend nuk i bën mirë këtij procesi.

SHKARKO APP