Balla letër banorëve të Librazhdit: Fatkeqësitë natyrore jo për qëllime politike
Banorët e Librazhdit kanë qenë një ndër zonat më të prekura nga mungesa e energjisë elektrike, për shkak të motit me borë që dëmtoi rrjetin, tejet i amortizuar ky i fundit.
Taluant Balla përmes një letre të postuar në facebook të cilën ia ka dërguar elektoratit të tij shpreh keqardhje për situatën e krijuar.
Duke e quajtur situatë emergjente, Balla nënvizon se “ishte dhe është i padenje, përdorimi i kesaj fatkeqësie natyrore për qëllime politike.”
Akuzon Këshillin e qarkut për mos marrjen e masave për pastrimin e akseve dhe se ka kërkuar procedimin penal të personave përgjegjës për mos-hapjen e rrugeve.
Gjithashtu i ka kërkuar OSHE-së që menjehere në pranverë të ndërhyhet totalisht në të gjithë rrjetin.
Leter drejtuar te gjitha familjeve te Librazhdit tim, te cilat keto dite kane vuajtur mungesen e energjise elektrike
Te dashur motra dhe vellezer te Librazhdit,
Sigurisht deshiroj ta filloj kete leter drejtuar cdo familje te Librazhdit me nje keqardhje te madhe per situaten qe u krijua ne prag te nderrimit te viteve me reshjet e debores, per pasoje shkaterrimin e sistemit te shperndarjes se energjise elektrike ne te gjithe rrethin e Librazhdit. Me vjen shume keq qe shume femije te vegjel, familje me njerez te semure apo ne moshe te thyer, e kaluan festen e nderrimit te viteve pa drita.
Reshjet e debores ishin te rralla per nga forma dhe shpejtesia. “Kete bore me kaq shume uje e akull brenda saj, nuk e kishim pare kurre”, me tha nje nene e nderuar ne Lunik me date 31 Dhjetor. Reshjet rane me shume vertik dhe menjehere bllokuan rruge. Me pas erdhen temperaturat e acarta. Po aq te pazakonshme per zonen tone ishin edhe temeraturat deri ne -20 ne disa fshatra. Ishin te gjitha keto kushte atmosferike qe shkaktuan ate fatkeqesi natyrore, e cila gjithe te keqen e vet e leshoi mbi shtyllat dhe telat e energjise elektrike. U veshen telat e energjise me akull dhe u thyen shtyllat ne mes si te ishin shkopinj.
Pas goditjes, situata ishte katastrofike. Me date 29-31 Dhjetor u bene perpjekje me shume per te parandaluar ndonje aksident fatal te ndonje banori qe mund te binte ne kontakt me tensionin. Kujtoj u shkaterrua tensioni i larte dhe i ulet. I gjithe rrjeti ishte ne toke. Dhjetra kilometra rrjet i shkaterruar. Po ju jap vetem nje shembull. Vetem ne komunen Stravaj ishin 15 kilometra rrjet te shkaterruar.
Me te identifikuar kete situate katastrofike kerkuam ndihmen e qeverise dhe te Drejtorise qendrore te OSHEE. Menjehere pas festes se nderrimit te viteve, erdhen brigadat me elektricista nga shume rrethe te tjera si: Gjirokaster, Shkoder, Permet, Sarande, Tirane, Durres, Peqin, Gramsh, Elbasan etj, nen drejtimin e drejtuesve te OSHEE. U suguruan edhe materialet ndihmese: disa qindra shtylla, dhjetra kilometra tel elektrik, qindra izolatore dhe disa tranformatore te rinj.
Puna per rivendosjen e rrjetit filloi ne fillim me hapjen e rrugeve per transportimin e materialeve. Megjithese eshte detyrim i Keshillit te Qarkut hapja e rrugeve rurale, kjo nuk ndodhi. I kam kerkuar instucioneve pergjegjese procedimin penal te personave pergjegjes per mos-hapjen e rrugeve. Shteti jep para per hapjen e rrugeve, por Drejtoria e Rrugeve Rajonale nuk hapi qofte edhe 1 meter.
Por per fat te mire ne shume fshatra ishin vete banoret qe e bene me krahe transportimin e materialeve dhe po me krahe hapen gropat per shtyllat. I falenderoj te gjithe edhe nje here, megjithese jam perpjekur qe te shkoj vete dhe t’i falenderoj personalisht ne cdo fshat. Kishte edhe ndonje fshat ku nuk pati solidarizim, megjithate puna vazhdoi.
E kam mirkuptuar ne cdo fshat irritimin ndonje banori per faktin se nuk kalohet festa e Vitit te Ri pa drita, por ishin te shumte ata prinder, motra dhe vellezer qe mirkuptonin fatkeqesine natyrore. Kishte edhe ndonje rast ku ndonje partiak i vogel, i nje partie qe per 8 vjet nuk vuri qofte edhe nje shtylle te re ne Librazhd, qe nuk nguroi t’i shante elektricistet, por kjo ishte shume e rralle. Ishte dhe eshte i padenje, perdorimi i kesaj fatkeqesie natyrore per qellime politike.
Keto dite po punohet ne cdo fshat per rishtrimin e rrjetit. Kjo eshte faza e emergjences. Nderkohe i kam kerkuar OSHE qe menjehere ne pranvere te nderhyhet totalisht ne te gjithe rrjetin.
Ne fund me lejoni t’ju them edhe nje here se keto dite kane qene dite te veshtira edhe per mua si deputeti juaj dhe djali juaj. Bashke me drejtuesit e OSHEE jam munduar te shkoj ne cdo zone me problem dhe te ndjek nga afer riparimin e rrjetit. Kam komunikuar ne telefon me qindra banore cdo dite dhe i kam mirkuptuar per gjithcka.
Sot dua t’ju falenderoj te gjitheve per mirkuptimin tuaj dhe shpresoj se situata te tilla te mos kemi ne keto permasa.
I juaji gjithmone,
Taulant Balla
Drejtuar banoreve te komunave:
Orenje, Lunik, Qender, Qukes, Rrajce, Hotolisht, Stebleve, Stravaj