Balla: Në 2021 Edi Rama do fitojë mandatin e tretë si Kryeministër

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla mblodhi sot Asamblenë Socialiste të Elbasanit.  Në fjalën e tij Balla tha PS duhet të përgatitet që tani për fitoren e zgjedhjeve në vitin 2021. Numri dy i PS-së u shpreh i bindur se Edi Rama do të fitojë mandatin e tretë si Kryeministër.

“Edhe pse zgjedhjet e Qershorit 2021 duken ende larg, gjatë vitit 2020 duhet vijojë organizimi i strukturave tona vendore të partisë për të fituar bindshëm mandatin tonë të tretë qeverisës me Edi Ramën Kryeministër”,- tha Balla.

Numri dy i PS-së u shpreh se gjithë degët e PS duhet të riorganizohen. “Prej disa muajsh jemi në proces riorganizimi ripërtëritjeje dhe përgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare te qershorit 2021 dhe pasi kemi zgjedhur kryetarët e organizatave, delegatët e Kongresit, tani Asambletë e zgjeruara zgjedhin edhe kryetarin e Partisë Socialiste për cdo bashki. Ne jemi e vetmja parti që kemi përfshirë në procesin e përzgjedhjes së kryetarëve parimin e barazisë gjinore, duke vendosur të fillojmë të zbatojmë një normë të re të organizimit ku drejtimi i organizatave i besohet një burri, ose djali dhe një gruaje, ose vajze, kemi bërë dhe zgjedhjen me “një anëtar një votë” të të gjithë delegatëve të Kongresit, tani brenda mes janarit po përmbyllim procesin me zgjedhjen e kryetarëve të partisë. Ky proces riorganizimi vijon më pas me Kongresin zgjedhor që do të zhvillohet më 29 Shkurt 2020”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ballës viti 2020 është historik për Shqipërinë, pasi  mori për herë të parë kryesimin e radhës së OSBE, ku Kryeministri Edi Rama është tashmë Kryetari i kësaj organizate kaq të rëndësishme të 57 vendeve dhe të më shumë se 1 miliardë njerëzve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?