Balla në Londër takohet me drejtuesit e NCA: Bashkëpunojmë për gjurmimin e aplikacionit ”Sky”

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi nga Londra, se po bashkëpunohet ngushtë me partnerët britanikë në disa fusha, që përfshijnë luftën kundër narkotikëve e pastrimit të parave.

Duke folur pas takimit që zhvilloi me drejtuesit e NCA, Agjencisë Kombëtare kundër Krimit për operacionet e përbashkëta kundër grupeve kriminale, Balla tha se në fokus të bisedës ishte procesi i vetëpastrimit të policisë dhe bashkëpunimin me Interpol mbi ekstradimet e personave në kërkim nga Dubai dhe vende të tjera.

“Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me autoritetet ligjzbatuese britanike, e natyrshëm disa prej çështjeve që diskutuam për të marrë eksperiencën britanike, në atë që e kam quajtur vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga elementët që bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Ky është një proces që vijon prej shumë kohësh edhe në Policinë Britanike, sikurse dhe procesi i Vetting-ut. Shkëmbimi i eksperiencave është i domosdoshëm. Do të marrim prej tyre modele, sesi ata kanë përqasuar kontrollin e komunikimeve telefonike të oficerëve të Policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtu në Britaninë e Madhe punonjësit e Policisë nuk mund të përdorin telefona veç atyre që u jepen nga vetë institucioni. Kemi diskutuar edhe për një problematikë që diskutohet shpesh herë në Shqipëri, siç janë operacionet e Europol për aplikacionet Enrochat dhe ECC, sepse dhe për ta është e njëjta sfidë, dhe natyrshëm ka dhe investigime për përfshirje të punonjësve të Policisë. Një pjesë tjetër janë operacionet e përbashkëta, në qasjen ndaj grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike, si dhe hetimin e pastrimin e parave, jo vetëm në formën që ne njohim por edhe përfshirjen e grupeve kriminale për pastrimin e parave përmes kriptomonedhave”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?