Balla: Nëse PD s’ka kandidatura, në raundin e katër do të kemi Presidentin e ri

Taulant Balla, i mandatuar nga selia rozë për çështjen e presidentit të ri, ka sqaruar se nëse opozita nuk ka kandidatura për kreun e ri të shtetit, raundi i tretë do të mbahet më 30. Po ashtu ai u shpreh i bindur kur tha se shqiptarët do ta kenë presidentin e ri që do të votohet në raundin e katër.

“Patjetër që do kemi president në raundin e katër. Nuk do të ketë emër nga mazhoranca deri në raundin e tretë. Nëse Alibeaj ka vendosur që grupi i PD të tërhiqet është gabim, por është punë e tyre. Nëse nuk do jetë zgjedhur në raundet e dytë dhe të tretë, do zgjidhet në raundet pasuese dhe PS do të bëjë propozime”, tha Balla.

Po ashtu kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës të dalë me kandidatë të përbashkët, por kjo me përjashtim të propozimeve që mund të vijnë nga Sali Berisha, për të cilin tha se nuk merret në konsideratë.

SHKARKO APP