Balla: Nuk do bëjmë publik emrat e propozuar për President, javën tjetër takimi me Alibeajn

Taulant Balla është i mandatuar nga PS-ja për çështjen e Presidentit të ri. Ai thotë se ata nuk do të bëjnë publike emrat e propozuar. Sakaq, ai tha se javën e ardhshme do të ketë takimin me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

”Me 11-12 maj kemi raundin e parë. Nuk do zgjedhim një president me shumicë përtej 3/5. Ka personalitete në Shqipëri që mund të marrin postin.

Fakti që mazhoranca është tërhequr nga propozimi i parë. Nëse kemi mundësi që kur të shkojmë tek kriteret të gjejmë kandidaturën që gëzon mbështetjen e plotë, është gjëja më e mirë që mund të japim.

Në asnjë moment nuk do të bëjmë publik emrat e propozuar. Janë pjesë e strukturimit të disa propozimeve që kanë ardhur nga deputetët por ne respektojmë një element thelbësor sepse është e padrejtë që të bëjmë publik emrat e propozuar.

Kemi marrë më shumë se 200 emaile propozimi që vijnë nga publiku. Javën e ardhshme do të kemi takim me Alibeajn që të arrijmë të dakordësojmë kalendarin”- kështu tha Balla.

Por të gjithë kot lodhen pasi emrin e di vetëm Edi Rama.

SHKARKO APP