Balla: Nuk do të rrisim çmimin e energjisë, Basha e Berisha nxisin anarshi

“Ne respektojmë çdo protestë dhe çdo qytetar në protestë. Po nuk mund të respektojmë protestuesin Lulzim Basha dhe as protestuesin Sali Berisha. I pari është bërë zëdhënësi i njerëzve që s’duan t’i paguajnë dritat po duan të vazhdojnë ti vjedhin. I dyti dihet, është përgjegjësi kryesor për të gjitha plagët e mëdha që ne po kurojmë me reformat tona. Ne nuk do ta rrisim çmimin e energjisë, Luli e Saliu gënjejnë për të mbledhur partinë e çoroditur nga 1 milionë shuplakat e 23 qershorit. Ne nuk i kemi rritur taksat, përkundrazi i kemi ulur për 95 % të të punësuarve apo të vetëpunësuarve me anë të biznesit të vogël.”

Sipas deputetit socialist nuk mund t’i kërkohet llogari qeverisë për premtimet për një vit, pasi sipas tij në një vit nuk mund të rregullohen ato që ka shkatërruar në 8 vjet Berisha dhe Basha.

“Po ç’janë këta që i kërkojnë hesap qeverisë për premtimet sapo është mbushur viti i parë, kur në tetë vjet shkatërruan, vranë, vodhën dhe e zhytën ekonominë në humnerën e borxheve?! Si mund të pretendosh që qeveria e re të rregullojë në 1 vit gjithçka që këta, Luli e Saliu, jo vetëm nuk rregulluan, por shkatërruan në 8 vjet. Nëse Luli dhe Saliu kërkojnë të nxisin anarshinë dhe turbullinë, nëse duan mosrespektimin e ligjit, është zgjedhja e tyre. Por kjo mazhorancë është e vendosur për të ndërtuar shtet, për të respektuar ligjin, pasi vetëm kështu mund të vazhdojnë reformat dhe rimëkëmbja e ekonomisë.”

SHKARKO APP