Balla: Opozita në Rumani na mbështet hapjen e negociatave
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë vizitës në Rumani është takuar me drejtues të lartë të partive parlamentare të opozitës rumune.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se partitë opozitare në Rumani kanë firmosur mocionin e votë-besimit të Qeverisë aktuale dhe mbështesin plotësisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Gjatë vizitës në Bukuresht zhvilluam takime edhe me drejtues të lartë të partive parlamentare të opozitës.
Në Grupin Parlamentar të Partisë Nacional-Liberale u takuam me nën/Kryetarin e Dhomës së Deputetëve zotin Marilen Pirtea, dhe me nën/Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme zotin Ben-Oni Ardelean. Në Grupin Parlamentar Pro-Romania u takuam me Kryetarin e Partisë dhe të Grupit zotin Viktor Ponta.
Edhe partitë opozitare të cilat tashmë kanë firmosur mocionin e votë-besimit të Qeverisë aktuale, mbështesin plotësisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë”, shkruan Balla.
KOHA JONË SONDAZH

