Balla paralajmëron policët nga Gjirokastra/ “Nëse shkelni ligjin, pasojat shumëfish të rënda”

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka mbajtur këtë të diel një takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës.

Balla është shprehur se policia dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese kanë nevojë për disa ndryshime në vizionin dhe misionin e tyre.

Ai ka porositur blutë që t’i japin më shumë prioritet komunikimit, bashkëpunimit e partneritetit me qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Siç e kam bërë të ditur gjatë kontakteve të mia të para me drejtues të Policisë së Shtetit, përfaqësues të institucioneve, por edhe me qytetarë në të gjithë territorin e vendit, Policia dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese kanë nevojë për disa ndryshime në vizionin dhe misionin e tyre. Kam konstatuar se publiku dhe qytetarët i kanë mirëpritur këto qasje të reja në raportet e Policisë me ligjin dhe qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet t’i japim më shumë prioritet komunikimit, bashkëpunimit e partneritetit me qytetarët dhe funksioneve edukuese të Policisë dhe agjencive ligjzbatuese.

Eficenca e punës së Policisë nuk varet nga forca e policit, por nga forca e ligjit. Policia duhet të jetë më shumë vetëkorrigjuese dhe duhet të perceptohet vetëm dhe vetëm si simbol i ligjshmërisë. Polici duhet të jetë një model, një referencë për qytetarët”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?