Balla: PD e regjistruar me kryetar Berishën, jemi kundër listave të hapura
Zgjedhjet parlamentare, a duhen të shkohet në zgjedhje me lista të hapura deputetësh, mbetet tema aktuale e debatit politik. Votimi dhe numërimi elektronik, për Partinë Demokratike është mëse e nevojshme, ose në të kundërtën partia bojkoton pjesëmarrjen në zgjedhje. Partia Socialiste edhe më herët ka dalë kundër listatë hapura.
Këtë herë ka qenë deputeti socialist Taulant Balla, ai i cili është shprehur se reforma e plotë zgjedhore është ndryshimi i ligjit të partive. Bashkë kryetari socialist i Reformës zgjedhore është shprehur se pavarësisht se jemi në prag zgjedhjes, ka gati mbi 100 parti, ku shumë syresh figurojnë në emër te ish-kryetareve ku disa dhe kanë vdekur.
Partia Demokratike, forca politike e dyta më e madhe në Shqipëri, tha Balla, rezulton ende e regjistruar në emër të Berishës si kryetarë.
“Reforma zgjedhore është ndryshimi i ligjit të partive. Ne jemi fokusuar vetëm tek financat, por transparenca ka dhe aspekte të tjera. Nga mbi 100 parti, rreth 20 duhet të ishin çregjistruar pasi kryetarët kanë vdekur dhe nuk kanë bërë ndryshim. Partia e dytë në Shqipëri, PD, është akoma e regjistruar në emër të Berishës si kryetar”, tha Balla.
Listat e Hapura
Po kështu Balla u shpreh kundër listave të hapura. Kjo do të penalizonte tha ai në radhë të parë, gratë.
“Nëse aplikohen listat e hapura, fleta e votimit do të ishte si një libër 66 faqe. Po kështu do të pnealizonte gratë. Nëse aplikohen nuk do të ketë më shumë se 3 gra.”
Kurse lidhur me numërimin elektronike, Balla theksoi se; “Unë dhe Petrit Vasili nuk jemi kundër numërimit elektronik, por këtë ma lini ta diskutoj me kolegët në komision”.
Kreu i KQZ, Dena Biba u shpreh skeptik për listat e hapura. “Jam shprehur skeptik për listat e hapura. Në rastet e listave të shqyera, sërish do kishim prezencë personazhesh jo aq pozitive. Njerëz me lekë dhe pushtet rajonal do përplaseshin edhe brenda listës”.
Petrit Vasili u shpreh se partitë politikë kanë vështirësi teknike, por kjo zgjidhet. “Partitë nuk janë sterile. Kanë sëmundje foshnjarake që duhet të kishin kaluar, por ama kanë zgjidhje”, tha Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

