Balla: Rama dhe PS e bëjnë bujqësinë shqiptare europiane, synimi është të arrijmë 500 milionë euro investime

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla replikoi me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, lidhur me gjendjen e bujqësisë në vend. Balla theksoi se transformimi i bujqësisë shqiptare në një sektor modern dhe europian është një mision që mund të realizohet vetëm nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste.

”Më shumë se 1000 projekte, ku spikasin 400 pika të reja përpunimi dhe 120 agroturizme, me një vlerë diku te 120 milionë, apo 125 milionë euro. Por ajo që na dallon është se në kohën tuaj nuk kishte asnjë agroturizëm. Kemi arritur në 300 agroturizme, falë mbështetjes së drejtpërdrejtë, dhe synimi ynë në mandatin që na besoi populli shqiptar dhe diaspora me shumicë është të shkojmë në 1000 gjatë këtij mandati të ri. Një shifër që është më kuptimplotë, sepse në fund të fundit, fshati llafe nuk do”,-tha Balla.

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës për rënien e bujqësisë, Balla solli statistika konkrete, sipas të cilave eksportet bujqësore kanë arritur në 579 milionë euro në vit, trefish më shumë se në vitin 2013. Ai theksoi gjithashtu se importet e disa produkteve bazë janë ulur ndjeshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Në vitin 2024, sipërfaqja e serrave në Shqipëri arriti në shifrën rekord 2100 hektarë, ose 3 herë më shumë krahasuar me vitin 2013, kur ju u larguat nga qeverisja e vendit, u pushuat nga puna. Eksportet bujqësore në vitin 2024–2025 do të jenë edhe më të larta; kapën shifrën 579 milionë euro, ose 3 herë më shumë se në vitin 2013. Paska rënë bujqësia, edhe pse janë trefishuar eksportet bujqësore?! Deficiti tregtar ka qenë 1 me 9 në vitin 2013 dhe është përmirësuar tre herë, duke shkuar në 1 me 3. Nëse në kohën e Saliut dhe të Joridës në qeveri ne importonim 9 kg domate, tani importojmë 3 kg domate për ata që nuk e kuptojnë”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai nënvizoi edhe përmirësimet në kapacitetet analitike të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke thënë se në vitin 2013 ISUV-i kryente vetëm 6 analiza në ditë, ndërsa sot kryhen 1909 analiza ditore. ”Sa i takon AKU-së, na takon ta zgjidhim përfundimisht këtë çështje gjatë këtij mandati. Por synimi ynë është të arrijmë 500 milionë euro investime në bujqësi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?