Balla takim në Policinë e Shtetit para ndeshjes Shqipëri – Poloni: Mos lejoni asnjë shfaqje huliganizmi!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se duhet një nivel më i lartë sigurie në stadiume, si dhe ka theksuar se do të kërkohen ndëshkime të ashpra ndaj kujtdo që shkel rregullat e vendosura nga UEFA.

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Poloni e cila luhet të dielën, ministri Balla ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ku ka diskutuar për planin e masave të sigurisë si dhe ka theksuar që të mos lejohet asnjë shfaqje huliganizmi gjatë ndeshjes.

Na duhet një nivel tjetër sigurie në stadiume, jo vetëm në evenimentet sportive ndërkombëtare, por edhe në garat kombëtare. Policia e Shtetit të mos lejojë asnjë shfaqje huliganizmi gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni. Ndaj kujtdo që shkel rregullat e vendosura nga UEFA, do të dokumentohen shkeljet dhe do të kërkohen ndëshkime të ashpra. Ne nuk duhet të presim të na ndodhi një ngjarje si ajo që ndodhi në Athinë pak javë më parë, për të ashpërsuar masat tona”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Balla është shprehur se duhen evidentuar personat me precedent huliganizmi, në të dy tifozeritë si dhe thekson se personat e dhunshëm duhen ndaluar përjetësisht të hyjnë në stadiume.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?