Balla: Yuri Kim erdhi me firmën e Trump në Shqipëri. Berisha: E ka ngatërruar

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla reagoi sot lidhur me drejtuesin e fushatës së Trump që është kontraktuar nga Partia Demokratike për të bërë fushatën e 11 majit. Sipas Ballës, Chris Lacivita ka ardhur i paguar nga PD dhe çdo deklaratë e tij është personale. Po ashtu pjesë e replikave u bë edhe emri i ish-ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Debati:

Balla: Zotërinë amerikan e ke marrë me pagesë. Çdo deklarim i zotërisë nuk vlen sepse e ke paguar. Bëni mirë që të depozitoni në KQZ kontratën që keni me zotërinë. Folët këtu për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Ajo ka qenë në Shqipëri e emëruar me firmën e Presidentit Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha: E ka ngatërruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Balla: A e paska ngatërruar Trump. Kryeministri Edi Rama do të takohet sërish këtë vit me Presidentin Trump dhe në 2027 e presim për samitin e NATO-s….

Berisha: Ky është një shpifës i ulët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?