Balliu: Baza e PD e ka mbështetur Bashën se dilte në fotografi me Berishën

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu thotë se nëse një Gjykatë merr përsipër të bëj të ligjshëm idiotësinë, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për statutin e 18 dhjetorit, është çështje e saj.

Për të në Kuvendin e 18 dhjetorit nuk ishin 5004 delegatë të PD ashtu siç deklaroi Lulzim Basha. Po ashtu ai tha se baza e PD e ka mbështetur Bashën pasi ky i fundit bënte foto me Sali Berishën.

”Unë nuk mund të ndaloj askënd që të çojë idiotësinë e vet deri në fund. Kur një njeri del publikisht që në një sallë me 1893 karrige mund të fusësh 5004 persona, që këtu diskutimi mbaron. Nëse një Gjykatë merr përsipër të bëj të ligjshëm idiotësinë është çështja e Gjykatës jo e jona.

Ne kemi mbledhur firmat që mund të konfirmohen. Delegatët kanë ardhur dhe kjo është e konfirmuar. S’mund të lejojmë një të çmendur pas karriges që të marrë për budallenj, të na thotë që në një sallë me 1800 karrige futen 5000 veta. Këtë nuk e pranojë. Kemi parë se si fëmijë dhe njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me PD, kanë zënë karriget.

Lulzim Basha nuk është se nuk e di se kush është zgjidhja, por ai nuk e do zgjidhjen. Zgjidhja dhe janë zgjedhjet. Po fitoi Lulzim Basha zgjedhjet brenda partisë të gjithë do t’i shkojmë mbrapa. Baza e ka mbështetur se dilte fotografi me Berishën, nuk ka pasur ai lidhje me bazën e partisë”,-tha në ”Ora News”.

SHKARKO APP