Balliu: Mini-shengeni cënon sigurinë kombëtare

Klevis Balliu

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu e ka quajtur projektin e “Mini Shengenit Ballkanik” si një projekt që forcon Serbinë në rajon.

Sipas tij, edhe kryeministri Edi Rama, me anë të shërbimeve ruso-serbe, kërkon të ruajë pushtetin e tij në Tiranë, ndërsa e akuzoi atë se po cënon sigurinë kombëtare.
“Pse është e rrezikshme kjo? Ne jemi një vend që më shumë importojmë se sa eksportojm[ë. Fuqia më e madhe ekonomike e Ballkanit është Serbia dhe falë saj të gjitha produktet e saj i shet në Shqipëri. Kjo sjell mbylljen e bizneseve në Shqipëri dhe Kosovë dhe forcimin absolut të Shqipërisë.
Ç’punë kemi ne me Beogradin? Ç’punë kemi me Rusinë? Këtu cënohet siguria kombëtare. E damkosi veten me një tradhti kombëtare dhe ndezi një valë urrejtje nga të gjithë shqiptarët. Pse sot duhet ti kthehemi tezës së Sali Berishës “një komb, një qëndrim”. Ai duhet shpallur “non grata”, u shpreh ndër të tjera Balliu për “Syri TV”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?