Balliu: OSBE/ODHIR rrëzoi shtetin e kapur nga Rilindja, Rama IK

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një postimi në facebook, i është rikthyer raportit të OSBE-ODHIR për votimet njëpartike të 30 qershorit. Teksa thotë se raporti rrëzoi shtetin e kapur nga kryeminstri Edi Rama, Balliu shton se: ”Raporti flet për një KQZ të kapur, për një Kolegj Zgjedhor të tmerruar nga vetingu privat i Edvin Ramës. Raporti flet për votime në grup, për votime më shumë se një herë nga i njëjti person”.

Postimi i plotë

Raporti OSBE/ODHIR është raport RAMA IK. Raporti OSBE/ODHIR faktoj që në 30 qershor nuk pati zgjedhje pluraliste. Vërtetoj që Rama ka kapur të gjitha institucionet e vendit. Raporti flet për një KQZ të kapur, për një Kolegj Zgjedhor të tmerruar nga vetingu privat i Edvin Ramës. Raporti flet për votime në grup, për votime më shumë se një herë nga i njëjti person. OSBE/ODHIR rrëzoj jo thjesht votimet moniste, por shtetin e kapur të Edvin Ramës. Raporti i OSBE/ODHIR rrëzoj të gjithë qeverinë dhe vetë Edi Ramën. Raporti ska nevojë për shumë komente se është i qartë: Rapori tha RAMA IK

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?