Balliu: Sot ka revoltë, shqiptarët marrin në dorë fatet e vendit

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu është shprehur se protesta e sotme do të jetë një uragan. “Shqiptarët gjithmonë suprizojnë. Kjo nuk është një protestë e një partie politike, por kjo është një revoltë, ndaj ka surpriza. Ne rrezikohemi nga bashkepunimi i Ramës me kriminelët. Ky sot është uragan i cili në histori do të njihet si shkatërrimi i sistemit komunist”, tha Balliu për Fax News. Ndërsa më herët në rrjetet sociale, Balliu u shpreh se e sotmja do të jetë dita e qytetarëve.

“SOT ËSHTË DITA E QYTETARËVE

Sot protestojmë për banorët e dhunuar të Bregut të Lumit, për banorët e Unazës, të cilët luftojnë prej gati 6 muajsh çdo ditë në mbrojtje të pronave të tyre.
Sot protestojmë për fermerët e lënë në harresë.
Sot protestojmë kundër bandave që grabisin paratë e qytetarëve. 
Sot protestojmë për të gjithë qytetarët e lënë në harresë nga qeveria.
Protestojmë për të gjithë ata të dhunuar dhe të vjedhur nga banda në pushtet.
Sot protestojmë kundër arkitektit të kriminalizimit të ekonomisë, shoqërisë dhe institucione nga djali i Kristaqit, Edvin Rama”, theksoi ish-deputeti Klevis Balliu.

SHKARKO APP