Ballkani pjesë e BE-së në 2030? Komisioni Europian: S’jemi të fokusuar tek afatet, procesi i bazuar te meritat

Viti 2030 i propozuar nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Mishel si kohë kur BE-ja dhe vendet e rajonit duhet të jenë gati për zgjerimin, nuk është pritur me entuziazëm në Komisionin Europian.

Zëdhënësja e kahut ekzekutiv të bllokut, Dana Spinant theksoi se Komisioni nuk është i përqendruar tek afatet kohore, por tek ndihma e ofruar për vendet kandidate për të përparuar në procesin e zgjerimit. Dana Spinant theksoi se procesi duhet të mbetet i bazuar në merita dhe se kandidatët duhet të lëvizin në përputhje me suksesin e shënuar në përmbushjen e kushteve.

“E kemi thënë gjithmonë se zgjerimi është një proces i bazuar në merita çka nënkupton se një kandidat duhet t’i bashkohet bllokut kur të jetë gati. Nuk jemi të fokusuar në afat kohore, por tek bashkëpunimi i afërt me vendet kandidate për t’i përgatitur për t’iu bashkuar bllokut. Jemi të përqendruar tek reformat, investimet, apo tek transformimi i ekonomive të këto shteteve”,-tha Dana Spinant.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, po ashtu përseriti se suksesi në zgjerim kërkon që edhe kandidatët edhe BE-ja të bëhen gati. Ajo ka paralajmëruar se liderët e BE-së do të diskutojnë për zgjerimin në samitin e Granadës në Spanjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?