Balluku: Drejtësia do të vihet në vend! Askush nuk është i paprekshëm nga ligji

“14 vite kanë kaluar nga ajo ditë e zezë, kur shteti u kthye në vrasës të popullit, në mes të ditës. Ishte si sot, ftohtë e shi dhe ne ishim të gjithë aty, në bulevard duke protestuar kundër vjedhjes të të gjitha formave, por mbi të gjitha të lirisë. Ishim të gjithë, ashtu si dhe sot.
21 Janari nuk harrohet. Drejtësia e munguar peshon akoma më rëndë në dhimbjen e familjarëve të Ziverit, Faikut, Hekuranit dhe Aleksit, por edhe çdo shqiptari, dëshmitar të atij krimi shtetëror që mori jetë të pafajshme.
Drejtësia do të vihet në vend! Askush nuk është i paprekshëm nga ligji!”, ka shkruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe disa pamje nga homazhet e zhvilluara ditën e sotme në nder të 4 viktimave të 21 jananrit 2011.

SHKARKO APP