Balluku i kthehet opozitës në Kuvend: Keqardhje se si përdoret foltorja e Parlamentit!
Zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka ironizuar fjalimet e opozitës ditën e sotme në Kuvend lidhur me skemën e pensioneve.
Balluku u shpreh se foltorja po përdoret nga deputetët demokratë për retorika boshe që i rilexojnë për t’u bërë simpatik me liderin.
“Me të vërtetë shpreh keqardhjen time se si përdoret foltorja e Parlamentit dhe se si përdoret një target grup që ka kontribuar në këtë vend prej dekadash tashmë dhe përdoret për narrativë politike. Ju e keni pasur të gjithë në dorën tuaj për të dyfishuar skemën e pensioneve, jo nuk keni dyfishuar asgjë sikurse ju e dini shumë mirë sepse sot pensionistët janë aty dhe diferenca mes pensionistëve që kanë dalë në pension para marsit të vitit 2014, skema juaj fantastike që i çon drejt mirëqenies i ka lënë me gjysmë pensionesh. Retorika boshe që i rilexoni dhe ripërsërisni në konferenca për shtyp për t’u bërë simpatik me liderin“.