Balluku i kthehet PD-së: Latë një kufomë energjetike! Arkëtonit 48% të faturimit, ne mbi 96% të faturimit

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, u është përgjigjur akuzave të rënda të Bujar Leskajt, i cili akuzoi qeverinë, duke e bërë fajtore për krizën energjetike që po përjeton vendi.

Balluku tha se kur PD-ja ishte në pushtet arkëtonte 48% të faturimit, kurse aktualisht vendi nën pushtetin e PS arkëton 96% të faturimit të energjisë elektrike.

Duhet të jeni më i saktë kur akuzoni, kur nuk ka asnjë copë letër duhet ta japim sipas jush?! Vetëm tuneli i Thirrës ka nisur me një shumë që ishte tek 110 mln dhe u mbyll me 280 mln euro. Është mirë ky lidh i cili nga fillimi vendos një çmim limit i cili në të do ndërtohet vepra, apo t’ia lëmë çdo kompanie që ia rrit çmimin disa fish. Mund t’i merrni dosjet e t’i dërgoni në SPAK, askush nuk ju ndalon që të kontrolloni çdo lloj procesi. Latë një kufomë energjetike. Ju arkëtonit 48% të faturimit, ne mbi 96% të faturimit. 1.1 mln kontrata abone të lidhura nga të cilët 500 mijë aktivë 187 mijë subvenciohen nga shtetit”, tha Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?