Balluku i përgjigjet opozitës për Portin e Durrësit: Nuk e duroni investimin 2 miliardë euro

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ka prezantuar sot projektligjin për portin e Durrësit.

Balluku u shpreh se qyteti i Durrësit do të përfitojë shumë nga ky projekt, ndërkohë sipas saj në fund të kontratës investimi do t’i kalojë në pronësi shtetit. Balluku iu përgjigj akuzave të opozitës duke thënë se ata nuk e konceptojnë dot një investim 2 miliard eurosh dhe për këtë arsye nisin sulmet.

Durrësi nuk do të humbasë, por do të ketë 20% hapësirë publike të vënë në dispozicion. Investitori strategjik do të paguaj 2% të të ardhurave. Pronësia pas kontratës do t’i transferohet Ministrisë së Infrastrukturës. Porti i kthehet shtetit me përfundim e afatit ligjor. Historitë me afera janë çështje të politikës së ditës. Se nuk është e këndshme për një opozitë si kjo që sot të durojë një investim 2 miliardë eurosh. Por duhet ta konsiderojnë si një arritje të shqiptarëve dhe jo vetëm e qeverisë. Durrësi është një vend që gëzon bujari të Zotit, diellin detin rërën. Duhet ta shikojë si kontribut për të gjithë Shqipërinë dhe jo ta bëjnë alien me shprehje afera korruptive”, tha Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?