Balluku me inxhinierët e rinj që i janë bashkuar Albpetrolit: Kontribut i vyer për vendin, garancia më e madhe e vazhdimësisë

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në këtë 1 Maj, zhvilloi një takimin me inxhinierët e rinj që janë bashkuar me shoqërinë shtetërore të naftës Albpetrol.

Balluku shprehu mbështetje për ata që kanë vendosur të bëhen pjesë e një sektori sfidues, si ai i naftës dhe gazit, në sajë të një programi punësimi. Ajo theksoi se ky program punësimi i ofron mundësi rinisë shqiptare që të kontribuojnë direkt në zhvillimin e vendit.

”Kanë vendosur të jenë pjesë e një sektori sfidues si nafta dhe gazi dhe kanë vendosur të kontribuojnë në vendin e tyre. Prania e tyre sot është garancia më e madhe e vazhdimësisë, ndërsa planet tona parashikojnë mbështetje edhe më të madhe me investime në mënyrë që ky sektor të marrë zhvillimin që i takon”, u shpreh Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Me të rinjtë inxhinierë që i janë bashkuar skuadrës së Albpetrol, përmes programit të punësimit të profesionistëve të rinj. Kënaqësi që brezat e rinj, të sapodiplomuar, kanë zgjedhur të japin kontributin e tyre në një sektor me shumë sfida, por shumë të rëndësishëm për ekonominë tonë. Prezenca e tyre sot është garancia më e madhe e vazhdimësisë, ndërsa planet tona parashikojnë mbështetje edhe më të madhe me investime në mënyrë që ky sektor të marrë zhvillimin që i takon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?