Balluku në Uashington: I rëndësishëm bashkëpunimi me SHBA-në, Shqipëria shembull për energjinë e pastër

Zv/kryeministrja, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në konferencën e organizuar në Uashington për bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria sidomos është gjithmonë e kuotuar për shkak edhe të politikës së pastër që ka ndjekur dhe mënyrës sesi ne i kemi qëndruar në krah aleatit tonë kaq strategjik dhe të rëndësishëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke dhënë Shqipërinë si një shembull sesi duhet të funksionojë në të ardhmen, sesi energjia e pastër duhet të jetë fokusi i secilit prej shteteve, se si tranzicioni energjetik apo edhe sfidat e tjera duhen përballuar”,-tha Balluku.

Më tej zv/kryeministrja thekson edhe se mbështetja e SHBA-së nuk do të na mungojë dhe në vitet e ardhshme përsa i përket zhvillimit në Ballkanin Perëndimor. “Ne të gjithë së bashku kemi thënë se është shumë e rëndësishme që në të ardhmen bashkëpunimi të jetë akoma më i ngushtë mes vendeve tona”.

SHKARKO APP