Balluku premton një çerdhe për Portëzën e vogël, një kënd lojërash, edhe një fushë futbolli për djemtë e vegjël

“Sa shumë kënaqësi në mes të një komuniteti plot me fëmijë dhe nëna të reja.

Duhet një çerdhe e re për Portëzën e vogël, një kënd lojërash dhe madje edhe një fushë futbolli për djemtë e vegjël.

Janë kërkesat më të bukura që kam dëgjuar ditët e fundit – që ta mbushin zemrën me shpresë se jemi në rrugën e duhur dhe fshatrat e qytetet tona do gumëzhijnë sërish nga zërat e gëzuar të fëmijëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së bashku me Ceno Klosin jemi shumë të motivuar për të adresuar kërkesat e banorëve dhe fëmijëve të tyre”- shkruan Belinda Balluku pas takimeve të sotme në Portezën e vogël.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?