Balluku prezanton administratorët e rinj në Fier: Shërbime më të lehta për qytetarët

Zëvendëskryeministrja dhe ministre Belinda Balluku ka prezantuar ditën e sotme administratorët e rinj në Fier, të cilëve u kërkoi më shumë angazhim në shërbim të qytetarëve.

“Duhet te keni në ekipe djem edhe vajza që i përgjigjen teknologjisë. Duhet të ofrojmë shërbime që të moshuarit apo të tjerë nuk i marrin dot nëpërmjet telefonit. Siç është rasti i E-Albania kur shumë noterë abuzojnë me të duke e ofruar si shërbim me pagesë. Fakti që qeveria shqiptare është votëbesuar më shumë, kryesisht në qarkun e Fierit na bën neve akoma edhe më të përgjegjshëm. Ashtu siç ata na votëbesuan ashtu duhet t’ua kthejmë ne me punën tonë.  Duhet të jeni në lartësinë e duhur sepse lirimi i hapësirave publike në Fier, nuk ka të njëjtën problematikë si në zona të tjera, situata është shumë e mirë. Por sërish ka ankesa nga qytetarët e ne po i procesojmë këto ankesa që kanë të bëjnë me parkingjet e pallateve. Edhe vetë fakti që qytetarët e mbështesin reformën për lirimin e hapësirave publike, ju duhet ta keni prioritet në punën tuaj”, u shpreh Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?