Balluku prezanton Petrit Malajn drejtorin e ri të AKBN-së
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka prezantuar sot drejtorin e ri të AKBN-së.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Balluku shkruan se ekonomisti Petrit Malaj, do të drejtojë një agjenci të rëndësishme, ku tashmë ka nisur një reformë rrënjësore, në një kohë kur sektori minerar dhe veçanërisht nën toka po merr gjithmonë e më shumë rëndësi, edhe nga Bashkimi Europian.
“I japim mirëseardhjen Petrit Malajt, drejtorit të ri të AKBN-së. Një Agjenci e rëndësishme, ku tashmë kemi nisur një reformë rrënjësore për ti dhënë këtij institucioni vëmendjen që i takon, në një kohë kur sektori minerar dhe veçanërisht nën toka po merr gjithmonë e më shumë rëndësi, tashmë edhe nga Bashkimi Europian.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore – AKBN faqja zyrtare”-shkruan Balluku.