Balluku: Së bashku me IKMT do të jemi në të gjitha akset rrugore për të ndërhyrë në çdo subjekt i cili është vendosur pranë akseve rrugore

Zv/kryeministrja dhe ministrja, Belinda Balluku ka ndarë disa foto nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. ”Së bashku me IKMT do të jemi në të gjitha akset rrugore për të ndërhyrë në çdo subjekt i cili jashtë çdo kriteri dhe rregulli është vendosur pranë akseve rrugore”,-shkruan Balluku.

Postimi i plotë

Kjo nuk mund të ndodhë më! Së bashku me IKMT do të jemi në të gjitha akset rrugore për të ndërhyrë në çdo subjekt i cili jashtë çdo kriteri dhe rregulli është vendosur pranë akseve rrugore, duke u kthyer në një rrezik për përdoruesit e rrugës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në fund të muajit korrik kërkojmë mirëkuptimin e çdo sipërmarrësi që të çlirojë vetë hapësirën, ndërsa pas këtij afati do të ndërhyjmë përmes strukturave tona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e çdo qytetari dhe biznesi.

Bashkë për rrugë më të sigurta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?