Balluku takim me përfaqësues të sektorit publik dhe privat: Gati drafi i ri për investimet dhe reformat në energjetikë

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku informoi se javën e ardhshme do të nxirret për konsultim publik drafti i ligjit “Për sektorin energjetik”. Në tryezën ”Tregu i energjisë dhe aktorët e tregut”, mbajtur sot me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sektorit publik dhe privat, Balluku u shpreh se ”e shikojmë të rëndësishme që të kemi një ligj që do të na përgjigjet në vijimësi, në të gjithë kuadrin e tij pa pasur nevojë për ndryshime të herëpashershme dhe luhatje me proceset që kanë të bëjnë me investimet në sektor”.

Ajo ftoi aktorët në treg të paraqesin propozimet e tyre për këtë ligj. Balluku bëri të ditur se falë investimeve dhe reformave në këtë sektor, humbjet sot kanë rënë në 18%, nga 45 që ishin në 2023-ën. ”E kemi marrë me 700 milionë euro borxh të niveleve të ndryshme dhe me humbje teknike që kalonte 45 % dhe mbledhje të ardhurash nën 75 %. Sot humbjet teknike kanë rënë në 18%”, deklaroi Balluku.

Zv/kryeministrja vuri në dukje se 10% e prodhimit vendas vjen nga parqet fotovoltaike. ”Sot kemi kompani të mëdha shqiptare e europiane që po ndërtojnë parqe fotovoltaike që garantojnë sigurinë energjetike të vendit dhe kthimin e Shqipërisë në një vend eksportues neto”. Balluku tha se qeveria, rritjes së kapaciteteve prodhuese po i përgjigjet edhe me kapacitete të shtuara transmetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?