Balluku: Të gjitha nënstacionet e rrezikuara nga zjarret janë operative

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar sot se të gjitha nënstacionet e energjisë elektrike që ishin të rrezikuara nga zjarret dhe ngarkesat maksimale gjatë 24 orëve të fundit janë aktualisht në funksion të plotë.

Ministrja tha se kjo është rezultat i përkushtimit dhe punës së palodhur të punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore të energjisë, të cilët kanë qenë në terren pa ndërprerje për të garantuar stabilitetin e sistemit energjetik.

Ajo përgëzoi trupat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit për angazhimin e tyre në mbrojtjen e aseteve energjetike të vendit, pavarësisht kushteve të vështira, përfshirë temperaturat ekstreme që kanë kaluar 40°C dhe rrezikun e shtuar nga zjarret.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Falë këtij angazhimi, është garantuar jo vetëm vijimësia e shërbimit, por edhe riparimi i çdo avarie në kohë reale,” u shpreh Balluku, duke theksuar rëndësinë e gatishmërisë së strukturave energjetike në përballje me situata të jashtëzakonshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?