Balluku: Vijojmë pa u ndalur me lirimin e hapësirave publike për një Shqipëri europiane

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë opinionin e disa qytetarëve lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike. “Vijojmë përpara pa u ndalur, në të mirë të komuniteteve për një Shqipëri europiane”, shprehet ndër të tjera Balluku.

“Mirëmëngjes me zërat e qytetarëve!

Lirimi i hapësirave publike mbështetet nga të gjithë.
Ne jemi të angazhuar për të vijuar përpara pa u ndalur, në të mirë të komuniteteve, në përmbushje dhe respekt të detyrimeve për një Shqipëri europiane”, shkruan Balluku në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?