Bamir Topi në Shkodër: Parlamenti me të inkriminuar nga të dyja palët
Kreu i Frymës së Re Demokratike ka hedhur akuza të forta në drejtim të partive të mëdha politike që sipas tij kanë në parlament njerëz me preçedent kriminalë.
Nga Shkodra, ish-Presidenti tha se parlamenti aktual është më i dobëti në këto 100 vite për shkak të njerëzve që kanë rekorde kriminale.
“Brenda parlamentit shqiptar ekzistojnë nga të dy palët njerëz me preçedent kriminalë, njerëz të cilët i kanë dhënë mundësi kryetarëve respektivë të partive politike që të kenë ato rezultate që kanë. Sot Paralmenti shqiptar mund të konsiderohet si parlamenti më i dobët i 100 viteve të shtetit shqiptar. Po të jesh bosh është gjysma e së keqes, por janë njerëz që kanë rekorde kriminale”.
Kreu i FRD-së nuk la pa përmendur edhe projektet e shumjta që janë bërë për thellimin e Bunës. Sipas Topit asnjë nga projektet nuk u realizua dhe fondet e tij ikën në 1997 edhe pse ishin dhënë nga BE.
Larg komenteve të-ish Presidentit nuk ka mbetur dhe situata ekonomike e vendit, ku sipas tij papunësia po kap shifra të frikshme.