Bamir Topi dhe Spartak Ngjela në tryezën e Bashës

Ish-presidenti Bamir Topi, i pranishëm në tryezën e organizuar nga Lulzim Basha, ka deklaruar se nuk është pjesë e asnjë partie.

Topi foli edhe në lidhje me një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës për kthimin në normalitet të jetës parlamentare, teksa tha se dhuna e kaosi në Kuvend ishte vetëm një mënyrë për të bërë presion që të arrihej një pazar i ri.

Në tryezë ishte edhe Spartak Ngjela, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi.

“Dua të sqaroj statutin tim në këtë tryeze, nuk jam pjesë e partive politike. Por për këtë çështje kam pasur rastin të njoh aktorët, protagonistët, e rrënimit të themeleve të shtetit nga pozicioni i kreut të shtetit në 2008. Është detyrim qytetar, intelektual, pasi zgjedhjet vërtetë realizohen si konkurrencë mes partive politike, por ata që janë burim i demokracisë janë njerëzit. Një zë i lirë individual është i rëndësishëm. Prilli i 2008 erdhi shumë shpejt, pas një ngjarje tragjike, e kam fjalën për shpërthimin e Gërdecit. Kujtoj mirë një kryeministër në hall, një mazhorancë në hall, për përgjegjësinë dhe uljen e kredibilitetit si në mjedisin politik edhe në atë ndërkombëtar.

Papritur vijën komunikime të nëndheshme të një marrëveshjeje të errët dhe okulte që paralajmëronte një shpërthim tjetër, atë të themeleve të shtetit, që parashikohej në Kushtetutë. Pa komunikimeve pashë që ishte një mur i lartë i ndërtuar nga njeriu në hall dhe nga tjetri që aspironte të ndërtonte pushtetin e tij të ardhshëm mbi dramën që po konsumohej. Paralajmërimin e parë e bëra më 15 prill 2008 duke thënë çdo të ndodhte pas atij ndryshimi. Ftoj të gjithë politikanët t’i rikthehen marrëveshjes, e cila është komplekse dhe shumëdimensionale. Dobësoi rolin e presidentit.

Halli i madh i ka bërë t’i rikthehen simbiozës, duan të bëjnë një 2008 të dytë. Duhet bërë një betejë e ashpër, jo e dhunshme, por e ashpër.
Skenat në Parlament dhanë një imazh të keq dhe sot shohim po të njëjtën gjendje. Një presion i shtuar për të arritur një pazar të ri.
Në Parlament ka ardhur koha të fliten të vërteta të mëdha”, tha Topi.

Nga ana tjetër Ngjela ka deklaruar se do të jetë në koalicion me PD e Bashës.

Pra vajtja e Ngjelës dhe Topit është një mesazh se do të kemi një koalicion tjetër nga radhët e opozitës.

SHKARKO APP