Bamir Topi: Qeveria duhet ndryshuar rrënjësisht

 

Bamir Topi ka thyer heshtjen dhe ka thënë se ka nevojë për ndryshime në ministra.

“Unë e analizoj si një politikan, por jashtë koalicionit qeverisës. Ne jemi në koalicion për qeverisjen vendore. Jemi ofruar për reformat kryesore, për shtetin, për drejtësinë. Natyrisht që i takon atyre, sa kohë dy kryetarët e dy partive në koalicion i veshin me vello tymi, por besoj se Shqipëria është vend i vogël dhe gjërat merren vesh pavarësisht artikulimeve. Marrëdhënie e brishtë, nuk ka qenë më si ka qenë. Gjërat duhen thënë troç, duhen thënë drejtë. Është më mirë e më frytdhënëse edhe për ata që të kanë votuar. Por në këndvështrimin tim, ky koalicion do të vazhdojë deri në fund të mandatit. Është çështje interesash politike”, theksoi Topi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i FRD-­së ka folur edhe për ndryshimet në qeveri, për të cilat tha se janë mëse të nevojshme, por është e drejtë e kryeministrit. “Është e drejtë kushtetuese e kryeministrit. Për sa kohë e thotë edhe zoti Meta. Nuk është çështje impulsi, është nevoja për një riformatim rrënjësor të kabinetit”, tha Topi. Për dekriminalizimin, kreu i FRD­së deklaroi se parlamenti ka nevojë të dekriminalizohet, duke filluar nga partitë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?