Bamir Topi zbardh takimin me Presidentin e ri, Bajram Begaj
Ish kreu i shtetit, Bamir Topi ka folur për takimin që ka pasur sot me presidentin e ri të zgjedhur të vendit, Bajram Begaj.
“Unë e kam njohur në cilësi tjetër, njeri komunikues. Sot pashë një predispozicion e premisë që figura e tij në krye të shtetit besoj do jetë një figurë e përfaqësim dinjitoz.
Ky është parashikimi im që nuk ndikohet nga kontakti i radhës por nga eksperienca, shoh një njeri që do dijë ta ruajë personalitetin personal dhe të institucionit”, u shpreh Topi në “News24”.