”Bandat shqiptare në tregtinë e kokainës”, reporteri i Shqipërisë në BE thirrje qeverisë

Bandat shqipfolëse dhe ato të Ballkanit Perëndimor janë bërë veçanërisht të spikatura në blerjen e sasive të mëdha të kokainës në Amerikën Latine, thuhet se raportin e fundit të Europol.

Ko ka bërë që edhe reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Europian, David Lega të ketë një reagim. Përmes një postimi në Twitter, Lega shkruan se bandat shqiptare luajnë një rol aktiv. Po ashtu ai nënvizon se Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar.

“Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar e grupeve të Ballkanit në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoriteteve nga Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika. Grupet e identifikuara shqiptare qenë veçanërisht aktive. Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar”, thuhet në postimin e tij në Twitter.

SHKARKO APP