Banorët e katër lagjeve të Tiranës, protestë para Kuvendit: Do të hyjmë dhe në grevë urie
Banorët e zonës së “5 majit”, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit janë mbledhur sërish para Kuvendin për të protestuar kundër shembjes së banesave të tyre. Me pankarta në duar banorët kërkojnë të marrin një dëmshpërblim të plotë të banesave të tyre dhe t’u tregohet me saktësi se kur do t’u jepen çelësat e shtëpisë së re.
Banorët e 5 majit preken nga projekti i procesit rindërtimit, ndërsa banesat e Paskuqanit, Laprakës dhe Kodrës së Priftit preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe, pjesë e urbanizimit të Tiranës.
Banorët kërkojnë marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës përmes noteriozimit e tapisë në dorë.
Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre, do të hyjnë edhe në grevë urie para Kryeministrisë.