Bardhi-ambasadave për kaosin në Kuvend: S’ka reflektim nga PS-së. Jemi pro dialogut

Thirrja nga ana e ambasadave në Tiranë, që palët në Kuvend të gjejnë dialogun. Qëndrimi i tyre vjen pas kaosit në Kuvend, ku në seancën e fundit u pa edhe flakë në tavolinë.

Gazment Bardhi, kreu i grupit të Partisë Demorkatike, tha se nuk ka asnjë reflektim nga ana e mazhorancës pas thirrjeve të ambasadave në vendin tonë për dialog mes palëve në Kuvend.

“Është gjëja më normale që kur opozita kërkon një të drejtë të saj, mazhoranca të thotë po ulem që ta dëgjoj, por jo vetëm nuk po ulet, por shtojnë masat, për të mohuar më shumë të drejtat e opozitës”, tha Bardhi.

Kalimin e projekt buxhetit 2024 pa dialog, në më pak se 5 minuta, Bardhi tha se opozita nuk ndjen asnjë përgjegjësi morale, për shkak se parlamenti nuk po funksionon ashtu siç duhet.

SHKARKO APP