Bardhi: Asnjë mashtrim i Berishës për selinë nuk mbulon dot dhunën më 8 janar dhe kryqin nga SHBA
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se asnjë mashtrim i Sali Berishës, nuk mund të mbulojë dhunën e realizuar më 8 janar dhe shpalljen e tij ”non-grata” nga SHBA-ja. Referuar deklaratave të Berishës se në oborrin e PD do të ngrihen kulla dhe hotele, Bardhi thotë se janë sajesa të një njeriu i cili sipas tij tashmë ka humbur arsyen.
”Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berisha. Na akuzon ne se po japim godinën e PD-së për ndërtim. Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njëriu që ka humbur arsyen.
Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e një organizate kriminale ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD për të ardhmen e Shqipërisë dhe kryqi i madh i zi që i kanë vënë Sali Berishës prej kohësh.
Nga 18 Dhjetori ku demokratët lanë pas të shkuarën dhe zgjodhen të ardhmen, Partia Demokratike ka vetëm një mision: mbrojtjen e interesit publik dhe rikthimin në pushtet të PD, si e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë”.