Bardhi: Basha e mbrojti Berishën te amerikanët. Fjalët e ish-kryeministrit nuk i vëmë re
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i ftuar në ”Open”, thotë se Sali Berisha nuk është përjashtuar nga PD-ja, por vetëm nga grupi parlamentar. Po ashtu Bardhi zbulon se ka qenë i pranishëm në takimet e Lulzim Bashës me zyrtarët amerikane, dhe garanton se kryedemokrati e ka mbrojtur Berishën, por që sipas tij nuk kishte një rrugë tjetër.
”Si çdo demokrat, ky vendim lëndon, por para se të japim një vendim emocional duhet që secili nga ne. Kjo ishte e vetmja rrugë nga informacionet që unë kisha, ishte i vetmi opsion për situatën e krijuar. S’do donim kurrë të ishim në këtë situatë. Sot vendi ka një minues të demokracisë dhe ai është Edi Rama. Zyrtarisht në prezencë të zyrtarëve amerikanë, Basha e ka thënë mos dakordësinë për vendimin e SHBA, ka mbajtur qëndrim në emër të PD në mbrojtje të Berishës. Por Berisha është në dijeni të rreziqeve që i kanoseshin demokratëve në rast mos vendimi. Unë jam dëshmitar i takimeve të Bashës me amerikanët, nuk jam i lejuar të nxjerr detaje, por konfirmoj se në rast se Basha s’do merrrte vendimin interesat e demokratëve do ishin cënuar në mënyrë të parikuperueshme”.
Kurse për deklaratat e Berishës, ai tha se konsideron emocionale, dhe se PD nuk i vë re. ”Është i lënduar. Kur je i lënduar, thua dhe gjëra të pavërteta. Jam i sigurtë që nuk i beson as ai vetë ato deklarata që ka thënë dhe ato gjëra që tha për Bashën sot”.