Bardhi-Berisha në një tryezë: Duhet të fillojmë qëndresën parlamentare!
Është mbledhur Grupi Parlamentar i deputetëve të opozitës, ku bëhet me dije se janë diskutuar rrëzimi komisioneve hetimore dhe kërkesës për reformën zgjedhore si dhe përjashtimi i deputetëve.
Në diskutimet me dyer të mbyllura, Bardhi ka thënë se opozita po u bllokon çdo hapësirë institucionale.
“Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarizmin”, tha Bardhi.
Në mbledhje, i pranishëm dhe Sali Berisha. Ish-kryeministri është shprehur se duhet të fillojë qëndresa parlamentare. Sipas tij, bojkoti, e favorizon Ramën.
“Duhet të fillojmë qëndresën tonë si parlamentarë. Ne nuk bojkotojmë. Kjo është në interesin e Ramës, por do të bëjmë gjithçka për të krijuar hapësirën tonë si parlamentarë”, tha Berisha